Jasir Asani do të rikthehet te Kombëtarja. Ky është informacioni i fundit që vjen nga gazetari iranian, Erfan Hoseiny, i cili raporton se sulmuesi ka marrë tashmë ftesën nga trajneri Rolando Maran për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, asaj përballë Finlandës dhe Bjellorusisë.
Duket se mes sulmuesit dhe trajnerit pakënaqësitë janë “sheshuar” dhe Asani do të bëjë rikthimin e tij te skuadra, pas mungoi në 4 ndeshjet mes shtatorit dhe tetorit. Një zhvillim absolutisht i rëndësishëm për Kombëtaren, duke marrë në konsideratë nevojën në repartin ofensiv dhe ambiciet e kuqezinjve për kualifikimin në Europianin e ardhshëm.
???????? After a series of impressive performances for Esteghlal, Jasir Asani is set to be re-invited to the Albanian national team for the November international window. https://t.co/yep2tDuthp
— Erfan Hoseiny (@Eri1806) October 26, 2026






