Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Partizani i beson “stekës së vjetër”, konfirmohet në stol trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani i beson “stekës së vjetër”,
Andi Lundra

Andi Lundra do të vijojë të qëndrojë në stolin e Partizanit. Është njoftimi i Klubit të Volejbollit për Femrat që shkruan se palët kanë gjetur dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për këtë sezon të ri 2026/27. 

Ky do të jetë viti i dytë që Lundra do t’i drejtojë të kuqtë, teksa vetë trajneri së bashku me stafin do të fokusohen tek arritja drejt objektivave të përcaktuara nga skuadra.

Duhet thënë se Andi Lundra ka edhe një të kaluar të lidhur ngushtë me ngjyrat e Partizanit, pasi edhe si lojtar ka luajtur në sezonin 2018/2019. Po ashtu ai ka qenë edhe pjesë e Erzenit dhe Studenti Tirana.

NJOFTIMI:

Klubi i Volejbollit Partizani Femra njofton vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Andi Lundra.
Edhe për këtë sezon, drejtimi i skuadrës së kuqe i besohet trajnerit Lundra për të vijuar punën me lojtaret dhe stafin drejt objektivave të përcaktuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu