Desislava Todeva është lojtarja më e re e Tiranës. Volejbollistja 25-vjeçar, vendosi që të largohej nga CSKA Sofia, për të nisur një aventurë të re me bardheblutë në Shqipëri.
Todeva është 180cm e gjatë, ndërsa luan në pozicionin e “Setter”. Pra, është ajo lojtare që bën strategjinë e lojës dhe krijon aksionet për të shtyrë ekipin përpara.
Karriera e bullgares është e zhvilluar e gjitha në vendlindje. Përveç se me gjigantin e CSKA Sofia, ajo ka luajtur edhe me Martiza, Kazanlak Volley dhe SK Perun Varna.
NJOFTIMI:
KS Tirana vijon përforcimet për sezonin e ri, duke afruar në skuadrën e volejbollit të femrave organizatoren bullgare Desislava Todeva.
Todeva vjen me një eksperiencë të vyer, pasi ka mbrojtur ngjyrat e dy prej skuadrave të njohura të volejbollit bullgar, CSKA Sofia dhe Maritza.
Me vizionin, teknikën dhe eksperiencën e saj, ajo pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin dhe një figurë e rëndësishme në organizimin e lojës së KS Tiranës.
View this post on Instagram






