Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Ka luajtur me rivalët e kryeqytetit, Dinamo prezanton 22-vjeçaren

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me rivalët e kryeqytetit, Dinamo prezanton
Uenda Bytyçi

Uenda Bytyçi është lojtarja më e re e Dinamos. Volejbollistja 22-vjeçare vendosi që të mbyllë aventurën me Partizanin e për të nisur një të re me rivalët e kryeqytetit.

Bytyçi është e gjatë 1,85 cm dhe luan në pozicionin “Middle Blocker”. Një përforcim i rëndësishëm në një rol që kryen dy detyra të ndryshme, atë në vijën e parë të mbrojtjes dhe e dyta kur skuadra sulmon dhe bllokuesi i mesit kryen sulme shumë të shpejta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sa i takon karrierës së volejbollistes, ajo ka luajtur gjithashtu me Tiranën dhe SK Lushnjen. Gjithashtu, numëron prezenca me moshat e Shqipërisë, më saktësisht atë U-17 dhe U-19.

Ky është dhe afrimi i dytë për Dinamon, pas Desjona Filajt, e cila luan në pozicionin “Outside Hitter”. Dy përforcime me vlerë për dinamovitet për sezonin e ri 2026/27.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu