Eklent dhe Kledio Kaçi
Ditën e sotme ka nisur Kampionati Botëror ekipor për meshkuj në disiplinën “Bilardo 10-Ball”, në “ISAK Billiard WPA 2026”, e cila mbahet në Bali të Indonezisë.
Vëllezërit Eklent dhe Kledio Kaçi, do do të jenë një ekip, aty ku synimi kryesor është titulli, sikurse 200 mijë dollarë, shuma e caktuar për dyshen fituese.
Përsa i takon Eklent Kaçit, emri i tij nuk ka nevojë për “reklamë”, kampion i shumëfishtë Botëror, kurse i vëllai, Kledio, talent me premisa të mëdha për të bërë “zhurmë” në këtë sport.
Poll






