Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

UEFA Futsal Champions League, Tirana nis nesër aventurën europiane në raundin paraeliminator

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Futsal Champions League, Tirana nis nesër aventurën europiane
Tirana Futsal

Ka ardhur momenti për një tjetër aventurë europiane të futsallit shqiptar. Kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal, do të nisë nesër sfidat në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27.

Bardheblutë janë pjesë e Grupit D, ku do të përballen me Hjørring Futsal Klub nga Danimarka, Futsal Club Cardiff nga Uellsi dhe APOEL FC Nicosia nga Qiproja.

Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Tiranë, në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova”, duke i dhënë skuadrës shqiptare avantazhin e rëndësishëm të mbështetjes së tifozëve në shtëpi.

Turneu do të startojë nesër, më 26 gusht, me dy sfidat e para. Në orën 17:00 Hjørring Futsal Klub do të përballet me Futsal Club Cardiff, ndërsa në orën 20:45 Tirana Futsal do të zbresë në parket për ndeshjen e parë europiane, ndaj APOEL FC Nicosia.

Aktiviteti do të vijojë më 27 gusht, me APOEL FC Nicosia – Hjørring Futsal Klub në orën 17:00 dhe Tirana Futsal – Futsal Club Cardiff në orën 20:45.

Ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 29 gusht. Në orën 17:00 do të përballen Futsal Club Cardiff dhe APOEL FC Nicosia, ndërsa në orën 20:45 Tirana Futsal do të zhvillojë sfidën e fundit ndaj Hjørring Futsal Klub.

Për kampionët e Shqipërisë, ky turne përfaqëson një tjetër mundësi për të promovuar futsallin shqiptar në arenën europiane dhe për të synuar një paraqitje sa më pozitive në kompeticionin më prestigjioz europian për klubet e këtij sporti.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

Hjørring Futsal Klub – Futsal Club Cardiff, 26 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Tirana Futsal, 26 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Hjørring Futsal Klub, 27 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Futsal Club Cardiff, 27 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

Futsal Club Cardiff vs. APOEL FC Nicosia, 29 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Hjørring Futsal Klub, 29 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

Poll

Lexo gjithashtu