Zelimkhan Abakarov
I shkoi shumë pranë, por nuk ia doli! Zelimkhan Abakarov është mposhtur nga Kwang Myong Kim në finalen e vogël të Kampionatit Botëror të mundjes në Kazakistan.
Abakarov po kryesonte në shifrat 3-2, mirëpo rezultati u barazua në fund nga mundësi korean që mori dhe medaljen e brozntë, pika e fundit rezultoi vendimtare.
Një paraqitje pozitive për mundësin që përfaqëson Shqipërinë në kampionatet e rëndësishme evropiane dhe botërore. Edhe pse nuk mori atë që priste, performanca që tregoi është mjaftueshëm për përfaqësimin dinjitoz të ngjyrave kuqezi në arenën ndërkombëtare.






