Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

I shkoi shumë pranë arritjes historike/ Impresionon në Kupën e Botës Lara Colturi, skiatorja shqiptare merr medaljen e argjendtë

Shkruar nga NEWSPORT
I shkoi shumë pranë arritjes historike/ Impresionon në Kupën
Lara Colturi

Lara Colturi impresionon në Kampionatin Botëror të skive në Solden të Austrisë. Skiatorja shqiptare mori vendin e dytë në renditjen finale, duke iu afruar fare pak podiumit që u mor nga garuesja tjetër, Paula Moltzan. Colturi i shkoi shumë pranë, për një të qindtën e sekondës. 

Në këtë mënyrë, Shqipëria doli nga kjo garë me medaljen e argjendtë, ndërsa Colturi i bën një nisje shumë të mirë sezonit duke treguar vendosmërinë dhe shpirtin e garës për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë në të tilla nivele të mëdha. 

Ky rezultat ka sjellë një entuziazëm të madh në ekipin kuqezi, ndonëse mbetet një peng i vogël për atë një të qindtën e sekondës që e ndau nga fitorja e parë. Tashmë, sytë e skiatores dhe stafit të saj janë te sfidat e radhës, ku synohet që Shqipëria të qëndrojë sërish mes më të mirave të Kupës së Botës.

 

Lexo gjithashtu