Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Futsall, Shqipëria nis rrugëtimin në “Main Round” ndaj Bjellorusisë! Ja kur kuqezinjtë zbresin në parket

Shkruar nga NEWSPORT
Futsall, Shqipëria nis rrugëtimin në “Main Round”
Futsall/ Bjellorusi - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë më 6 nëntor rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në orën 15:30, në sallën sportive të “Humenné”, në Sllovaki, në një ndeshje të rëndësishme për nisjen e këtij raundi kualifikues.

Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në këtë fazë pas paraqitjes në raundin paraprak dhe tashmë synon të vijojë rrugëtimin në kualifikueset europiane, ku bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Ndeshjet e “Main Round” do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga tetori 2026 deri në mars 2027. Në përfundim të kësaj faze, fituesit e 12 grupeve dhe katër skuadrat më të mira të renditura në vendin e dytë do të kualifikohen direkt në “Elite Round”, ndërsa tetë skuadrat e tjera të renditura në vendin e dytë do të luajnë në “Main Round” play-off.

Lexo gjithashtu