Këtë javë në shtëpinë e Ferrarit në Monza, skuderia kokëkuqe dhe bota e Formula 1 nderojnë një nga legjendat, në 30-vjetorin e fitores së parë të Michael Schumacher në këtë pistë ikonike.
Për këtë eveniment ka një mesazh special dhe Lewis Hamilton, piloti britanik ka ndarë ndjenja të veçanta për këtë moment historik dhe për trashëgiminë e gjermanit.
"Jam me fat që kam garuar kur ai ishte ende në Formula 1. Do të mbaj veshur bluzën me 7 yjet e Schumacher dhe më rri shumë mirë, sepse edhe unë kam 7 yje. Është ndjesia më e bukur të jesh një pilot i Ferrarit, nder dhe privilegj të jesh në Itali, në një garë ikonike me skuadrën më ikonike dhe më të mirë në botë,” u shpreh Hamilton.
Për Hamilton kjo do të jetë një mundësi e mirë për të arritur fitoren e parë në pistën e Monzës me Ferrarin njëlloj si Schumacher para 30 viteve.






