Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

“Madring” ngre shqetësime, 19 flamuj të kuq në testet para debutimit në F1

Shkruar nga NEWSPORT
“Madring” ngre shqetësime, 19 flamuj të kuq në testet
Formula 1

Cirkuiti i ri “Madring” në Madrid, që do të presë këtë fundjavë garën e Formula 1, ka ngritur shqetësime pas testeve të Formula 3, ku u regjistruan plot 19 flamuj të kuq.

Vëmendja është përqendruar te sektori “Monumental”, një pjesë e shpejtë dhe me shikueshmëri të kufizuar, ku mungojnë hapësirat e mëdha të sigurisë. Për këtë arsye, në rast incidentesh mund të nevojiten shpesh makina e sigurisë ose edhe ndërprerja e garës.

Organizatorët kanë angazhuar rreth 80 pjesëtarë të stafit mjekësor për fundjavën e garës. Pas problemeve të shfaqura në testet e F3, mbetet për t’u parë nëse “Madring” do të sjellë po aq ndërprerje edhe në debutimin e saj në Formula 1.

 

Lexo gjithashtu