George Russell-Kimi Antonelli
Kimi Antonelli do ta nisë Çmimin e Madh të Italisë nga vendi i fundit, pasi Mercedes ka marrë një penalizim për ndryshime në makinën e pilotit italian. Penalizimi lidhet me përdorimin e një njësie të re fuqie.
Antonelli, i cili garon në shtëpinë e tij përpara tifozëve italianë, do të humbasë kështu pozicionet e fituara në kualifikime dhe do ta nisë garën nga vija e fundit e nisjes.
Ky është një zhgënjim për pilotin e Mercedes, që do të synojë të rikuperojë sa më shumë pozicione gjatë garës për të mos lënë afrohet në renditjen e përgjithshme për pilotë, shokun e skuadrës George Russell dhe të dhurojë një paraqitje të fortë përpara publikut vendas.
View this post on Instagram






