Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

“Jam shumë i zhgënjyer”, Hamilton pas garës së Monzës: Nuk ka kuptim të kthehemi te...

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam shumë i zhgënjyer”, Hamilton pas garës së
Hamilton

Garë për t’u harruar për Ferrari-n në shtëpinë e tyre, Monza, me Lewis Hamilton që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa Charles Leclerc u detyrua të tërhiqej që në xhirot e para.

Pas përfundimit të garës, Hamilton nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin dhe për tifozët e Ferrarit, duke pranuar se skuadra nuk arriti të shfrytëzonte përditësimet e fundit.

“Jam shumë i zhgënjyer për tifozët tanë dhe për njerëzit tanë në fabrikë, të cilët kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të sjellë këtu përditësimet e fundit. Besoj se ata do të jenë të dërrmuar. Bëmë një garë të keqe.

Sinqerisht, nuk di çfarë të them, është mjaft e qartë. Kontakti me Leclerc në start? Nuk ka kuptim të kthehemi te ajo tani, është tepër vonë. Sot humbëm shumë pikë, por duhet ta pranojmë”, deklaroi Hamilton pas garës në Monza.

Lexo gjithashtu