Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

VIDEO/ Nelson Hysa i papërmbajtshëm, bën për oksigjen kundërshtarin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nelson Hysa i papërmbajtshëm, bën për oksigjen
Nelson Hysa-Thomas Narmo

Nelson Hysa i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar e goditi me nokauton për pak sekonda kundërshtarin e tij, Thomas Narmo . Ai mbetët kampion i padiskutueshëm i “WBO Global Heavy”.

Goditja e tij ishte e fortë e bëri kundërshtarin të largohet me oksigjen nga ringu. Për pak sekonda boksieri shqiptar arriti fitore me nokaut në përballjen e zhvilluar në “O2 Arena” në Londër. Në fund ai shkoi dhe i kërkoi falje.

Pas përfundimit të sfidës Hysa dha një intervistë për “DAZN” ku u shpreh:

Çfarë është kjo? Unë dua të ndeshem me boksier të fortë, ndonjë kampion. Shkova te Agit Kabayel sepse të gjithë po ikin. Ata s’po pranojnë të luftojnë, po ikin. Të lutem më sillni ndonjë ish-kampion, ndonjë të fortë sepse kampioni jam unë.”

Nelson Hysa me KO

 

Poll

Lexo gjithashtu