Anthony Joshua - Kristian Prenga
Edhe pse boksieri shqiptar Kristjan Prenga nuk ia doli të korr fitore kundër Anthoney Joshua, sërish bëri mirë, madje duke e “shkundur” disi rivalin britanik.
Mediumi botëror, i profilizuar në boks, “World Boxing News”, po “lobon” që të ketë një ndeshje mes Prengës dhe Rico.
Emri i plotë i sportistit holandez është Ricardo Verhoeven, ndërsa konsiderohet rival i denjë për të bërë “jehonë” në arenën ndërkombëtare të boksit. Mbetet të shihet nëse ky “match” do të gjejë suport financiar për t’u zhvilluar.
Poll






