Nelson Hysa fitoi mbrëmjen e së shtunës përballë Thomas Narmon në mënyrë spektakolare. Boksierit 41-vjeçar shqiptar i mjaftuan vetëm dy raunde, për të hedhur “KO” kundërshtarin.
Ndërsa sot, shkodrani është pritur në zyrë nga kryeministri Edi Rama. Sigurisht që nuk mund të mungonte as dhurata e Nelson Hysës për kreun e Qeverisë, të cilit i dhuroi dorezat e boksit.
“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
“Ndeshja ishte e fortë, e organizuar nga DAZN, nga promotori më i madh në botë Frank Warren. Kisha për të mbrojtur titullin. Kisha 11 muaj që nuk boksohesha. Kundërshtari ishte shumë i fortë, norvezgjez, 7cm më i gjatë, më i rëndë në peshë. Ai ishte favorit. Por shyqyr Zotit shkoi mirë”, tha Hysa ndër të tjera.
Ndërsa kryeministri Rama nuk kurseu as batutat me demokratin Zef Gjoni, që ishte krah Hysës. “Këtë hundën time ma keni thyer ju demokratët, këtij boksierët. Ja ku është, hundë e thyer, hundë e thyer, kokë e fortë, kokë e fortë”, e mbyll videon kryeministri Edi Rama.






