Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“Gjermani, a je gati?” Nelson Hysa i shpallë “luftë” kundërshtarit gjerman: Pranoje sfidën time, do t’i tregoj botës pse jam më i frikshmi

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjermani, a je gati?” Nelson Hysa i shpallë
Nelson Hysa

Nelson Hysa e ka marrë seriozisht betejën me gjermanin Agit Kabayel. Pasi e sfidoi në një përballje kokë më kokë pas duelit që fitoi ndaj rivalit norvegjez Thomas Narmo, boksieri shqiptar e ka shtrirë sfidën në rrjetet sociale, ku i kërkon Kabayel të pranojë të përballet me të në ring.

“Pranoje sfidën time, Agit. Po vij në Gjermani të të marrë çfarë është e jotja dhe të bëhem kampioni i ri në peshat e rënda të WBC World. Do ta mbush stadiumin plot me shqiptarë dhe do të tregojë ekzaktësisht pse jam peshërëndësi më i frikshëm i botës. Gjermani, a jeni gati?”, ka shkruar në profilin e tij boksieri Hysa.

Kujtojmë se përballja e fundit e boksierit shqiptar rezultoi një sukses historik. Hysës i mjaftuan vetëm  dy raunde për të rrëzuar me knock-out rivalin nga Norvegjia, duel i zhvilluar ditën e shtunë, teksa të martën ai u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Liderit të qeverisë, Nelson i dhuroi dorezat e boksit, ndërsa boksierin shqiptar, vetë Rama e klasifikoi si “Shqiponjën shqiptare” që nuk njeh humbje.

Poll

Lexo gjithashtu