UFC në zi
Bota e sportit është zgjuar në zi. Boksieri Allan Nascimento ka ndërruar jetën në moshën 34-vjeçare, pasi pësoi atak në zemër. Nascimento ishte “luftëtar” në UFC, ndërsa institucioni në fjalë e ka ndarë këtë lajm në rrjetet sociale.
“Këtë mëngjes, të hënën, më 3 gusht, boksieri ynë i dashur dhe boksieri shembullor i peshave të lehta, Allan Nascimento, u gjet pa ndjenja pasi pësoi një atak në zemër në gjumë.
Pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor që iu përgjigjën ngjarjes, ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të dashurit e Allan në këtë kohë tepër të vështirë”, shkrimi i UFC-së.
View this post on Instagram
Poll






