Është caktuar përballja në ring mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel, ndeshje e cila do të luhet më datë 28 nëntor të këtij viti, ditë që përkon dhe me Ditën e Pavarësisë për Shqipërinë.
Me këtë bindje, vetë boksieri shqiptar është shfaqur në postimin e tij të fundit, ku shprehet se do të bëjë çmos që titullin e brezit të kampionit të botës ta sjellë në vendin tonë, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve.
“U bë tashmë zyrtare që do të ndeshem me një kampion bote si Agit Kabayel në stadiumin e Duesseldorfit. Një luftë për titullin e peshave të rënda në boks. Së pari, të parët që dua ti falenderoj jeni ju. Ju që më keni mbajtur shpinën përgjatë gjithë karrierës sime dhe gjithashtu kam një ftesë.
Për 29 nëntorin. Ta shndërrojmë në festë, si ajo e 28 nëntorit. Do të ketë një festë masive. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj shpresoj që të kemi një fitore të madhe për të rikthyer në Shqipëri atë titull që mungon. Kam edhe një mesazh për Agitin dhe gjithë ekipin e tij. Të jenë gati sepse stadiumi do të mbushet i gjithi me më shumë shqiptarë se gjermanë e kurdë bashkë. Ta premtoj këtë”, u shpreh Hysa.
View this post on Instagram






