Kanë përfunduar takimet e vlefshme për Nations League. Plot 21 gola në 6 takime janë shënuar mbrëmjen e sotme. Bie në sy fitorja e Kosovës përballë Maltës me rezultatin 3-1. Ajo që ishte më e rëndësishme ishte loja e shkëlqyer e “dardanëve” të cilët dominuan lojën përgjatë gjithë 90 minutëshit.
Izraeli përmbysi Skocinë në fushën e vet duke e bërë grupin e Kombëtares shqiptare të “flaktë”. Izraeli fitoi 2-1 dhe tani të treja skuadrat kanë nga 3 pikë. Në ndeshjen tjetër mes Malit të Zi dhe Serbisë, serbët kanë fituar derbin ballkanas me rezultatin 0-2. Ndersa në supersfidën e mbrëmjes Poloni- Portugali janë shënuar plot pesë gola dhe në fund fituese ka dalë Portugalia me rezultatin 2-3.
Rezultatet përfundimtare:
Poloni-Portugali 2-3
Lituani-Rumani 1-2
Izrael- Skoci 2-1
Mal i Zi -Serbi 0-2
Ishujt Faroe- Azerbaixhan 0-3
Kosovë-Maltë 3-1
Rusi-Suedi 0-0 (Pjesa I)