Shumë talente premtuese në historinë e futbollit kanë “kryer vetëvrasje” duke i hequr mundësinë vetes për të arritur majat. Por kjo nuk mund të thuhet për ish-futbollistin premtues italian Gianluigi Lentini. Ai shpërtheu në vitet ’80 bashkë me legjendarin italian Roberto Baggio. Anësori spikati me fanelën e “Granatave” të Torinos duke 1986-1992 duke i vënë “flakën” kampionatit më të ndjekur në botë me golat, shpejtësinë e rrufeshme dhe driblimet.
Lentini bashkë me ish-trajnerin Emiliano Mondonico ringjallën Torinon duke vendosur mes ekipeve më cilësore të Italisë. Finalja e Kupës UEFA dhe vendi i tretë në kampionat e bindën përfundimisht Milanin ta rrëmbente djaloshin 23-vjeccar në verën e 1992. Lentini vendosi rekord për kohën, si “lojtari më i shtrenjtë në botë” (ccmimi 14.8 milionë €).
Edhe pse në radhët e “Të pamposhturëve” të Milanit kishte emra të mëdhenj si Baresi, Maldini, Van Basten, Rijkaard, Gullit, Papin, Lentini zuri vendin e tij në formacionin ëndërrimtar kuqezi. Që në vitin e parë fiton kampionatin italian dhe arrin finalen e Champions League. Disa muaj pas fundit të sezonit 1992/1993, Lentini pëson një aksident të frikshëm me makinë.
Fatmirësisht ai i mbijetoi tragjedisë, por Lentini e pagoi shumë shtrenjtë aksidentin me talentin e tij si futboll. Ai pësoi humbje të kujtesës, reflekseve dhe dëmtoi qepallat e syrit. Nga një “magjistar” ai u kthye në një lojtar të rëndomtë duke i humbur të gjitha vlerat e rralla. E vërteta ishte se ai nuk mund të driblonte dhe shpërthente në fushë, pasi aksidenti i vrau gjenitalitetin.
Lentini u kthye lojtar stoli te Milani duke parë shokët të fitonin dhe të argëtoheshin në fushë? Në 1996 ai kaloi te Atalanta dhe deri në daljen në pension u bë një lojtar anonim. Ai humbi mundësinë të bëhej protagonist në Kupën e Botës në 1994 për shkak se po luftonte me jetën. Gigi nuk ndjeu kurrë pikëllim dhe keqardhje për të gjitha vlerat që humbi.
“Pas aksidentit, doja të përmirësohesha, por jam i lumtur se si përfundoi karriera ime”.
Kur shikon karrierën dhe jetën e tij, shumëkush mendon me vete: “Gianluigi Lentinit i vodhën gjënë më të shtrenjtë: shpirtin prej artisti dhe gjenialitetin”. Bota nuk pati kurrë rastin të festonte mrekullitë e tij, sepse fati e ndëshkoi pa mëshirë. /Newsport.al/