Në futboll mund të kesh shumë talent, por nuk mjafton vetëm kaq për t’u bërë një futbollist i madh, pasi duhet dikush që të të bëjë gati për të hedhur “rrënjë” shumë të thella dhe të forta.
Sir Alex Ferguson – Cristiano Ronaldo
E nisim me Sir Alex Ferguson, i cili ka rritur zbuluar një talent dhe ka zhvilluar një lojtar si Cristiano Ronaldo. Së bashku tek Manchester United kanë fituar gjithçka në 6 sezone. Trofe pa fund, por “qershia mbi tortë” ishte viti 2008, ku në “Old Trafford sollën një trofe si Champions League, duke mundur në finale Chelsean. Ronaldo u largua nga Manchesteri, por e vazhdoi traditën e trajnerit Ferguson. Përfundimi? Portugezi sot ka 5 Topa të Artë, e trofe të tjerë pa fund invividual, por jo vetëm.
Pep Guardiola – Lionel Messi
Sot nuk janë më bashkë, por së bashku arritnë shumë gjëra të mëdha me Barcelonën. Messi ka bërë shumë njerëz të dahsurohen me futbollin, por në këtë mes një meritë të padiskutueshme e ka edhe tekniku Guardiola, i cili me stilin e lojës së tij, arriti të përshtat shumë mirë edhe lojën e Messit, duke e kthyer atë në elementin më të fortë të skuadrës së tij. Sot, Leo ka 5 Topa të Artë dhe shumë trofe të fituar me Barcelonën.
Jurgen Klopp – Robert Lewandowski
Të dy e nisën tek Borussia Dortmund dhe arritën që të mposhtnin një skuadër si Bayern, duke sjellë kështu në në shtëpi 2 kampionate radhazi.
Sot, Leëa padyshim që është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, si me topin në këmbë, por ashtu edhe pa të, sepse të gjithë mbrojtësit e kanë shumë të vështirë për ta ndjekur.
Mauricio Pochettino – Harry Kane
Tottenham nuk ka fituar trofe në vitet e fundit, por ama lojtarët që ka prodhur, sot luajnë në skuadrat më të mëdha të botës. Megjithatë, londinezët e vazhdojnë traditën dhe me trajnerin aktual, Pochettino po formohet një sulmues i një kalibri shumë të lartë, sikurse është Harry Kane, i cili është nën “radarët” e të gjithëve dhe vlera e tij në treg është shumë e lartë, e nëse ai vendos të largohet, padyshim që do të arrijë ndonjë rekord.
Diego Simeone – Antonie Griezmann
Që nga ardhja e tij tek skuadra e Atletico Madrid, Diego Simeone e ka transferuar skuadrën në një tjetër nivel. Sot, është një skuadër e vështirë t’i shënosh, e jo më t’i marrësh pikët. Sezonin e kaluar fituan Europa League, e ndërsa që nga viti 2014 kanë luajtur 2 herë në finalen e Champions League. Pjesë e këtij rrugëtimi është edhe Griezmann, i cili është elementi kyç brenda skuadrës dhe është bërë një ndër lojtarët më të mirë në botë, madje ishte edhe një prej atyre që kandidonte për të fituar Topin e Artë. Verën që shkoi, francezi refuzoi një skuadër si Barcelona, sepse beson se rruga me Atletico Madrid është shumë e gjatë.
Harry Redknapp – Gareth Bale
Përpara se Bale të transferohej tek Real Madrid, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit ishte Cristiano Ronaldo, por Bale e theu këtë rekord duke marrë edhe pseudonimin “mister 100 milionëshi”.
Gjithsesi, uellsianinë shumë raste e ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë ndeshje shumë të mëdha. Kujtojmë këtu finalen e Champions League në vitin 2014, ku shënoi golin e avantazhit. Në të njëjtin vit, shënoi edhe në finalen e Copa Del Rey ndaj Barcelonës, ku i dha titullin Realit. Në vitin 2018, finalen e sezonit të shkuar në Champions League, Bale erdhi nga stoli dhe shënoi 2 gola shumë mevlerë, që i dhanë trofeun e 13 në histori Real Madridit.
Në fakt, duhet të pranojmë se dy më të mirët mes këtyre padyshim që janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ku në karrierën e tyre kanë shënuar shumë gola, kanë thyer rekorde që për brezat e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë të arrihen. A do të na sjellë bota e futbollit si këta lojtarë? Asgjë nuk mund të themi. Gjithçka mbetet për t’u parë.