Sot, do të luhet klasikja e Shqipërisë, Vllaznia pret Tiranën në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Ky takim ka ngjallur interesin e gjithë sportdashësve shqiptarë. Ka nga ata që do të jenë të pranishëm në shkallët e impiantit shkodran, ndërsa të tjerë do të kenë mundësi ta ndjekin nga televizori.
Të dy ekipet janë favoritë për të triumfuar, megjithatë vetëm njëra skuadër mund të dalë me 3 pikë në këtë ndeshje. Newsport.al ka bërë një analizë të shkurtër të gjendjes së dy ekipeve duke treguar arsyet se pse secila prej tyre ka mundësi të dalë me 3 pikë nga “Loro Boriçi”.
10 arsyet pse VLLAZNIA
fiton sot kundër TIRANËS:
– Faktori fushë është në favor të ekipit shkodran që do të kenë me vetë mbështetjen
e tifozëve.
– Do të mund të përfitojnë nga euforia që po kalojnë bardheblutë pas 7 fitoreve
rresht.
– Kanë në krye një trajner si Mirsad Jonuz që ka treguar se është lexues i mirë
i kundërshtarëve.
– Në skuadër janë dy lojtarë me eksperiencë si Shtubina dhe Gilman Lika që dinë
ta zgjidhin ndeshjen individualisht.
– Junior, një “armë” më shumë për shkodranët, lojtari që e riktheu me golat e
tij Vllazninë në Superiore.
– Skuadra di të sillet si pragmatiste në ndeshje të tilla.
– Do tentohet të “thyhet” mallkimi për fitoret në shtëpi, teksa shkodranët numërojnë
vetëm 3 fitore në “Loro Boriçi”.
– Një fitore duhet për të harruar ngjarjen në Ballsh.
– Kanë treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe optimizmi është në kuotat
e duhura.
– Është mbrojtja e tretë më e mirë në këtë sezon.
10 arsyet pse TIRANA fiton sot kundër VLLAZNISË:
– Presioni është në anën e kundërshtarit.
– Një fitore për të ruajtur ecurinë pozitive të 6 javëve të fundit.
– Premio e presidentit Halili i ka karikuar në maksimum.
– Me Egbonë, skuadra sillet mjaft mirë në fazën difensive duke u bërë hermetike për kundërshtarin.
– Michael Ngoo po kalon një moment të mirë dhe është rrezik konstant për kundërshtarët.
– Ndeshjet në shtëpi të Vllaznisë janë pika e tyre e dobët.
– Tirana është kandidate për titull dhe një fitore në Shkodër, i jep një shtysë të rëndësishme drejt objektivit.
– Atmosfera në skuadër është tejet pozitive dhe të gjithë janë optimistë për 3 pikë.
– Një fitore e sotme barazon rekordin e vitit 2004-të me 8 fitore rresht.
– Goli është shndërruar në “ves” dhe bardheblutë shënojnë sistematikisht. /Newsport.al/