Nesër, Partizani do të luajë kundër Karabakut në transfertë, ndeshje e kthimit për turin e parë të Champions League. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, të cilët shihen si jofavoritë për të kaluar më tej. Megjithatë eksperienca në këto kompeticione ka treguar se shifrat e kartonëve të lojtarëve nuk kanë shumë rëndësi. Takimi i parë përfundoi në barazim pa gola 0-0, me një lojë që të besuarit e trajnerit Franko Lerda bindën shumë.
Megjithëse zotërimi i topit ishte në favor të azerëve, rastet e krijuara folën për të kuqtë. Në një ndeshje që do të luhet gjithçka për gjithçka, Neësport.al ka analizuar disa faktorë që mund të çojnë në kualifikimin e tanëve për turin e dytë të Champions League. Megjithëse është shumë e vështirë, futbolli ka treguar që kurrë s’duhet thënë kurrë.
10 ARSYET pse Partizani kualifikohet në Baku:
– Një gol ose një barazim me gola kualifikon të kuqtë.
– Kanë ulur në stol një trajner si Lerda që tregoi se di ta lexojë fare mirë
lojën e kundërshtarit.
– Performanca e sfidës së parë ka rritur dozat e optimizit në skuadër.
– Hyrja në fushë si jofavorit e largon Partizanin nga emocionet pasi s’ka asgjë
për të humbur.
– Trajneri italian premtoi se ka disa “armë” plus për sfidën e kthimit që
priten të shihen me interes.
– Pritet nga minuta e parë titullar Lorenc Trashi, futbollisti më i mirë i
Superiores për vitin 2018.
– Kanë një prapavijë hermetike me “partizan” Egzon Belicën dhe Enea Bitri që
surprizoi me performancën e tij.
– Nëse lihet në dorë të penalltive, Partizani ka në portë një “usta” si Alban
Hoxha, i cili i dha kualifikimin dy vite më parë kundër Ferencvarosh.
– Premio e majme e drejtuesve i motivon dyfish futbollistët në fushën e blertë.
– Stadiumi 4 mijë vendësh është në favor të të kuqve pasi nuk do të kenë përballë
një numër të madh tifozësh kundërshtarë. /Newsport.al/