Inter nuk po kalon një formë të mirë në këto momente të Serie A dhe ndeshja e fundit e mbyllur 1-1 kundër SPAL e konfirmon diçka të tillë. Zikaltërit tashmë rrezikojnë të mbesin edhe jashtë zonës së Champions League dhe për këtë arsye duhet të fillojnë që të bëjnë kthesën që në ndeshjen e rradhës kundër Crotones.
Pikërisht kundër kalabrezëve është konfirmuar mungesa e “yllit” të ekipit, Mauro Icardi. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe mungesa e tij është e sigurtë në fundjavë. Ai rrezikon edhe ndeshjen kundër Bolognas javën tjetër. Një “dhimbje koke” kjo për Spalletin që sheh të privohet nga shërbimet e lojtarit më të mirë.