Armando Broja është projektuar sërish titullar te Southampton. Skuadra që drejtohet nga Ralph Hasenhuttl do të përballet sot me Leicester në shtëpi dhe ndeshja do të nisë në orën 20:30.
Mediat angleze bëjnë me dije se Broja do të luajë nga minuta e parë dhe të gjithë te Southampton janë me sytë nga ai teksa shpresojnë që të rikthehet te goli.
Sulmuesi i Kombëtares ishte nga të vetmit që rrezikoi portën e Liverpool dhe sot do të tentojë sërish që të gjejë rrugën e rrjetës. Në 11 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat dhe Kupë, Broja ka shënuar 4 gola dhe është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Southampton.