Në Shqipëri do të mbahet mend gjatë për suksesin e arritur me skuadrën e Kukësit, teksa për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, arriti të fitonte titullin kampion. Ernest Gjoka, trajneri kryeqytetas ka rinovuar me Shkëndijën e Tetovës teksa do të drejtojë kuqezinjtë për sezonin e ri futbollistik.
Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij si karrier, ku padyshim përjetohet edhe nga familja. Është bashkëshortja e Gjokës, Edit Lako që përmes një postimi në rrjetet sociale ka emocionuar duke shkruar:
“Nesti, njeriu që nuk i ka thënë jo kurrë punës, njeriu që ka punuar mes vështirësive, paragjykimeve, injorancës. Nesti, njeriu që përballet me sfidat e që pak e dinë atë pjesën e ajsbergut, atë të vështirën që nuk duket. Sot te skuadra e madhe e Shkëndijës së Tetovës me kontratën e re të rinovuar. Nest të duam shumë, unë dhe Dea. Go, go mister!”