Ditën e sotme so të luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superligës. Takimi i parë starton në orën 14:00, ku në Gjirokastër Luftëtari do të presë Laçin. Arbitër për këtë ndeshje është vendosur Klodian Shahini, i mbështetur nga asistentët e tij Nuri Rrapaj dhe Mateo Sadikaj.
Më tej në orën 17:00 janë dy takimet e tjera. Partizani pret në “Selman Stermasi” Kamzën e Klodian Duros. Drejtësia për këtë 90 minutësh do të ndahet nga Andi Koçi, ndërsa asistentët e tij janë Emigres Ganxhi dhe Astrit Mahmuti.
Një takim shumë i rëndësishëm është edhe në Korçë, ku Skënderbeu luan përballë Kastriotit. Ky 90 minutësh do të gjykohet nga Kreshnik Bajramaj, i mbështetur nga Gerant Qirici dhe Redvan Shaba.