Mentor Mazrekaj është rikthyer para disa ditësh në kampin e kuq. Rikthimi i tij te Partizani duket që nuk është pritur mirë nga trajneri Sormani, i cili e ka shpërfillur që ditën e parë.
Por përveç kësaj duket që italiani është i bindur që kosovari që të “vërë mend”, duhet të dëgjojë trajnerin e skuadrës. Kështu që tekniku i pankinës së kuqe ka marrë një sërë masash. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Mazrekaj është i detyruar të ngrihet çdo ditë në tetë të mëngjesit për të vrapurar, pasi ky është urdhri i Sormanit.
Gjithashtu mesfushori kosovar nuk trajtohet mirë edhe në qendrën stërvitore, ose në palestër, pasi stërvitet i veçuar nga grupi po me urdhër të trajnerit Sormani.