Adolfo Sormani nuk ka qenë prezent as dje në seancën stërvitore të radhës së ekipit të Partizanit.
Trajneri italian ka munguar për ditën e dytë radhazi dhe arsyeja ishte sërish se Sormani ka qenë i sëmurë.
Ndërkohë që pritet një takim mes tij dhe presidentit Demi për të qartësuar situatën e tij në ekip, ndërsa duket se e ardhmja e italianit është më shumë larg se afër Partizanit.