Ole Gunnar Soskjaer, trajneri i Manchester United, duket se ka sjellë skuilibrat në skuadër, pasi që prej ardhjes së tij, skuadra njeh vetëm fitore. Në këto kushte, tekniku, ka arritur që të kthejë në formën më të mirë disa prej futbollistëve, si Pogba, por edhe Lukaku.
Sikurse raportojnë mediat britanike, Ole ka folur me sulmuesin dhe i ka thënë se nuk do të startojë me të që nga minuta e parë, ndërsa kur të futet si zëvendësues të jetë më shumë produktiv. Në fakt, deri më tani kjo zgjedhje ka rezultaur të jetë e tillë, sepse kur ka ardhur nga stoli, belgu e ka çuar topin në rrjetë.