Futbolli në Shqipëri ka ndalur, por vëmndje prej tij nuk është larguar edhe pse vendi është prekur nga virusi COVID-19. Së bashku me stafet e klubeve dhe futbollistët, të vetizoluar në shtëpi ndodhen edhe arbitrat. Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci së fundmi u ka nisur një mesazh të hapur të gjithë gjyqtarëve për të patur kujdes dhe të ruajnë formën fizike. Duke iu referuar se futbollit do të rinisë sërish, Jareci sqaron për bluzat e zeza se tashmë kanë programet e trajnimit për t’I kryer në kushte shtëpie.
Mesazhi i Sokol Jarecit për arbitrat:
Te nderuar miq dhe kolege !
Ne radhe te pare ju uroj qe te gjithe te jeni mire ne familjet tuaja dhe te jeni duke e kaluar sa me lehte kete situate jo normale per shkak te Covid 19.
Duke qene se shume shpejt do ti rikthehemi jetes normale duhet qe te ruani formen fizike dhe per kete arsye Sektori Arbitrimit ka menduar t’ju dergoje programe trajnimi ne kushtet e shtepise.
Ne adresat e personave qe jane pergjegjes per komunikimin me kolegjumet, nga pregatitesi atletetik, Eltoni jane derguar dy materiale.
Ju lutem merrni kontakt me personat pergjegjes dhe per cdo info tjeter mund te kontaktoni me Eltonin.
Ju uroj nje jave me sa me pak stres dhe lajme te mira !