Partizani të martën u ndesh me sllovakët e Slovan Bratislavës për ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Europa League, ndërsa numri i tifozëve ishte relativisht i ulët. Faktorët se pse tifozët e kuq preferuan ta ndiqnin ndeshjen nga shtëpia ishin të shumtë. Por, edhe çmimi i biletave ishte i kripur për këtë sfidë.
Atë që nuk e bëri Partizani, tashmë do e bëjë Slovan në ndeshjen e kthimit, ata kanë vendosur numër të ulët biletash për këtë sfidë, që janë 5 dhe 6 euro. Tribunat pas portës kushtojnë 5 euro, ndërsa kryesorja dhe përballë kushtojnë 6 euro. Tifozët e Partizanit do të vendosen në sektorin D, e cila ndodhet pas portës, pra një person do të paguajë 5 euro për hyrjen në stadium. Këtë njoftim e kanë bërë sllovakët, të cilët do t’a zhvillojnë ndeshjen në stadiumin “FK Senica” në 7 korrik në orën 19:00.