Kampionatet në Shqipëri janë ndalur për shkak të angazhimeve të Kombëtares. Një gjë e tillë nuk i ka penguar skuadrat që të vijojnë punën e tyre, madje të zhvillojnë edhe ndeshje mes tyre. Ditnë e sotme, Bylis ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Luftëtarit dhe sfida është mbyllur në barazim pa gola.
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në kampionat, Bylis u mund në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 2-3, ndërsa ballshiotët po punojnë për takimin e radhës që do të jetë ndaj Kukësit në transfertë. Luftëtari barazoi ndaj Teutës dhe tashmë do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë përballë një rivali si Flamurtari në transfertë.