Skuadra kroate Hajduk Split ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardien Ismajli po kalon një moment të shkëlqyer në kampionat pasi nuk njeh humbje në 6-të ndeshjet e fundit. Pas një nisje jo të mirë Hajduku është rikthyer te fitoret. Ditën e sotme arriti të marri një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Istrës me rezultatin 3-1.
Mbrojtësi shqiptar luajti të gjithë ndeshjen duke bërë një paraqitje pozitive. Me ardhjen e trajnerit Sinisha Oreshçanin Ismajli është kthyer në një nga titullarët e padiskutueshëm pasi me performancat e tij ka arritur të fitoi besimin e trajnerit. Hajduku i Splitit renditet në vendin e 6-të me 23 pikë.