Ish-lojtari i Partizanit dhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës duket se është gati të bëjë një hap tjetër cilësor në karrierën e tij. Pas kalimit nga Partizani te gjigantët e Dinamo Zagreb duket se stacioni i ardhshëm për Rrahmanin do jëtë kampionati belg i futbollit.
Sipas “Le Soir” Standardi ka arritur një marrëveshje me Dinamo Zagreb dhe pritet të arrijë vetëm akordin me Rrahmanin, gjë që nuk duket të jetë e vështirë. Te Standard Liege, Rrahmani do të gjente dhe lojtarin tjetëer të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodën.