Roma është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Skuadra kryeqytetase drejtohet aktualisht nga Ranieri, por ky i fundit ka deklaruar se puna e tij mbyllet në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë drejtuesit po mendojnë për një trajneri të ri. Conte duket pranë Interit dhe te Roma kanë kthyer sytë nga Laurent Blanc.
Sipas asaj që raporton “Corriere della sport”, agjentët e trajnerit francez ishin të pranishëm në stadiumin “Olimpico” ditën e djeshme në sfidën ndaj Juventusit. Tashmë pista Blanc përforcohet akoma dhe më shumë. Në fund të sezonit pritet të bëhet zyrtare nga klubi kryeqytetas.