Luftëtari po vijon nga puna për startin e sezonit të ri. Edhe pse kanë nisur përgatitjet me shumë vonës, në Gjirokastër janë gati dhe skuadra po merr formë. Në një intervistë për “SuperSport”, ka folur dhe trajneri i ri i skuadrës, Klevis Dalipi. Ish-trajneri i Partizani ka folur për gjendjen e skuadrës, lojtarët e rinj si dhe objektivat e Luftëtarit në sezonin e ri.
“Jemi profesionistë, kriza është totale në Shqipëri dhe duhet të marim rreziqet. Duhet të pranoj është situatë krejt ndryshe, me një skuadër të re me dy lojtarë nga edicioni i kaluar. Koha është e shkurtër për përgatitjet dhe kalendari i ngjeshur. Ajo që më bën optimist kanë qënë drejtuesit me presidentin Bekim Halili. Jam i ri në këtë profesion por kam shumë energji. Jam pritur mirë këtu nga të gjithë. Deri tani jam ndjerë komod në një ambient të qetë. Mbetet për tu parë”.
Të rinjtë në skuadër? “Shkalla e vështirësisë është e lartë pasi lojtarët e rinj kanë energji, por në kampionatin shqiptar duhet eksperiencë. Po mundohemi të afrojmë lojtarë me eksperiencë që mund të mbajnë peshën. Jam i parimit më mirë ai që do se ai që ka. Eksperienca duhet por do të shohim çdo të bëjmë”.
Objektivi? “Objektivi jonë është të ndërtojmë ekip kompetitiv dhe të qëndrojmë në Superiore. Më pas do të shohim në janar mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje të vogël, qëndrimi në Superiore është parësor”.
Rikthimi i Filit? “Kampionati shqiptar është i vështirë, futboll agresiv dhe luftë e fortë sportive. Nëse skuadra përgjigjet me grintë mund të dalë në idetë e veta.Fili është një lojtar profesionist që e kam stërvitur vetë. Rikthimi i tij është diçka e mirë. Kemi afruar edhe Andi Renjan nga kampionati bullgar. Rapo, Demo dhe Kuka janë nga sezoni i kaluar. Duhet 1 ose 2 lojtarë që të jenë lider në ekip”.
Sfida ndaj Partizani? “Është Tirana e para, pastaj të shohim me Partizanin. Është ndjesi e mirë kalova 7 vjet por është kapitull i mbyllur. Një jetë e re për mua”.