Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj në një prononcim për Supersport është shprehur se kjo fitore ishte një nisje shumë e mirë për të patur moralin lart, gjithashtu edhe Shehi do të ketë kohën e mjaftueshme për t’u bërë një trajner i madh te Skënderbeu.
“Trofetë janë për t’u fituar.Në këto momente është shumë e rëndësishme edhe për moral edhe për vazhdimësinë. Duke e njohur Shehin nga afër, duke e parë edhe për këtë punë të shkurtër si trajner, ai i merr shumë seriozisht punët. Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i madh. Unë nuk jam nga ata që bëj eksperimente. Shehi do e ketë rrugën e gjatë për të treguar veten. Dejvi Bregu i ka dhënë provat, duhet të japësh më shumë për të qenë te Skënderbeu dhe Bregu jo më kot është lojtari ynë. Osmani është një kontribues shumë i madh te Skënderbeu. Unë di t’i respektoj njerëzit. Nuk ka një panoramë të qartë për ekipet se kush do të jetë favorit nga ekipet e tjera”.