Pranë ekipi të Skënderbeut është afruar një talent i ri, i cili do të qëndrojë në provë te kampionët për të parë talentin e tij. Bëhet fjalë për Erik Dishnicën, i cili ka jetuar në Amerikë, por ka vendosur të provohet te Skënderbeu.
Prej shumë kohësh Skënderbeu ka bërë të njëjtën gjë, afron talente të reja, u jep mundësinë të rriten profesionalisht dhe më pas shiten tek ekipet e mëdha.
Korçari që është afruar në fundmi është vetëm 18 vjeç dhe luan si mesfushor. Prej disa ditësh ai është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja për ta parë nga afër dhe më pas për të vendosur për fatin e tij.