Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampinat ndaj Bylisit. Pas humbjes në Laçit, korçarët rikthehen të luajnë në shtëpi e ketë herë do të kenë përballë ballshiotët. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur çmimet e biletave për këtë takim dhe bileta minimale kushton 200 lekë, ndërsa vijojnë me 300, 400 dhe 1000 lekë për tribunën VIP. Çmime mjaft modeste nga Skënderbeu pasi klubi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në një takim delikat si ai ndaj Bylisit. Sfida e parë në Korçë është mbyllur me fitoren e ballshiotëve, ndërsa ajo e fazës së dytë me fitoren e Skënderbeut në Ballsh.
Njoftimi i Skënderbeut:
Të shtunë, data 8 shkurt, Ora 14:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 21-të ndaj Fk Bylis.
Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:
——————
– Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’
– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.
– Pika e shitjes së gazetave (pazari)
– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)
——————
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
– Tribuna A, B – 400 Lekë
– Tribuna C – 300 Lekë
– Tribuna E, D – 200 Lekë
– Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë
Bëjmë thirrje për pjesmarrje masive në mbështetje të Ujqërve, bashkë ia dalim!
Forca Ujqër!