Skënderbeu ka provokuar Partizanin në Facebook katër ditë para zhvillimit të ndeshjes. Ekipi korçar ka postuar një foto ku tregohet renditja e Superligës dhe ujqërit janë në vend të dytë më pikë të barabarta me kryeqytetasit. Në fakt Partizani duhet të ishte në vend të dytë para Skënderbeut pasi ka një golavarazh më të mirë së korçarët. Golavarazhi i të kuqve është +13, ndërsa i ujqërve vetëm +8. Kjo është shkëndija e parë mes këtyre dy skuadrave që pretendojnë titullin kampion por që kanë mbetur një hap mbrapa Kukësit të vendit të parë. Sfida e të enjtes do vendosë se cili do jetë rivali kryesor i Kukësit për titullin kampion.
Foto e postuar nga Skënderbeu në Facebook