Skënderbeu do të luajë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi bardhekuq ka bërë me dije çmimet e biletave, por gjithashtu fton edhe tifozët për një prani të madhe në stadium, pasi kundërshtari cilësohet mjaft i fortë sipas tyre.
” Skuadra ka nevojë për përkrahje masive për të nisur sezonin me rezultat pozitiv përball një kundërshtari mjaft te forte!
Sfida e javës së 19-të e sezonit futbollistik 2016/2017 do të luhet në datën 28 janar në orën 14:00! Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna D – 100 Lekë të reja
Tribuna C – 200 Lekë të reja
Tribuna A dhe B – 300 Lekë të reja
Gold A dhe B – 1000 Lekë të reja
Biletat mund ti gjeni nga dita e sotme në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit!”, shkruhej në njoftimin e klubit të Skënderbeut.