Pas 10 ditësh pushim, ekipi i Skënderbeut, do të grumbullohet nesër në “Tropikal Resort”, në Durrës ku do të zhvillohet mini-faza përgatitore për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.
Gjatë përgatitjeve 2-javore, ekipi do të zhvillojë dhe tre teste miqësore të cilat do i shërbejnë stafit teknik për të parë gjendjen e ekipit dhe të bëjnë ndërhyrjet e duhura.
Tirana, Bylis dhe Teuta do të jenë kundërshtarët e ekipit bardhekuq gjatë përgatitjeve 2-javore në “Tropikal Resort”.
Kujtojmë që Skënderbeu ndeshjen e rradhës e ka me Partiznin në Korçë, sfidë kjo që do të tregojë nëse Skënderbeu është për titull apo jo.