=Dejvi Bregu, ka folur për “Supersport”, duke u shprehur se ai nuk kërkona aspak të jetë lider në skuadër, pasi aty ka edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë shembull për t’u ndjekur.
Përsa i përket merkatos, Bregu flet hapur duke thënë se ato janë të nevojshme, por që këto punë nuk i takojnë atij. Kush është objektivi i Skënderbeut këtë sezon? Sulmuesi flet “pa dorashka”.
Shembujt për t’u ndjekur tek Skënderbeu
“Nuk është se po kërkoj të jem lider, sepse ky rol u shkon më shumë lojtarëve me eksperiencë si: Radas, Vangjeli apo Muzaka. Ne të tjerët vijmë nga pas. Këta janë shembujt që duhet të ndjekim për të qenë të suksesshëm”.
Përforcimet e skuadrës
“Përforcimet i kërkojnë klubi dhe trajneri, nuk jam unë ai që mund të jap mendim se ku dhe si duhet të përforcohemi. Sigurisht që përforcimet gjithmonë janë të nevojshme në një skuadër”.
Objektivi i sezonit
“Nuk jam i kënaqur me pjesëmarrjen në Europë, unë kërkoj titullin dhe besoj se i gjithë klubi dëshiron ta fitojë trofeun e kampionit. Asgjë nuk është e pamundur. Kemi përpara edhe gjysmë sezoni, duhet të shtrëngojmë “dhëmbët” dhe të shohim përpara për të qenë aty ku na takon, në krye të Superiores”.