Skënderbeu do të luajë të enjten kundër Partizanit, në kuadër të javës së18-të të Superiores. Për këtë takim, të dyja skuadrat po i japin dorën e fundit përgatitjeve. Ekipi i kampionëve kërkon fitoren në këtë sfidë tejet të rëndësishme, por edhe Partizani i Starovës do të tentojë fitoren në transfertë për të mos iu shkëputur kryesuesve të Kukësit që ndodhen vetëm 3 pikë larg. Në këtë mënyrë të dy trajnerët kanë projektuar formacionet titullare që priten të zbresin në fushën e lojës. Agostineli me shumë gjasa do të luajë me 4-2-3-1:
Shehi
Vangjeli – Jashanica – Osmani – Mici
Orelesi – Lilaj
Gavazaj – Xhejms – Latifi
Salihi
Ndërsa trajneri Starova do të hedhë në fushën e blertë këtë 11-she:
Hoxha
Ibrahimi – Krasniqi – Atanda – Kalari
Ramadani
Vila – Batha – Trashi – Torassa
Ekuban