Skuadrat e moshave të Skënderbeut U-19 dhe U-17 kanë fituar sot ndaj ekipeve respektive të Elbasanit.
U-19 kanë fituar me rezultatin 1-0, falë një goli të Demollarit, ndërsa U-17 kanë fituar me rezultatin 3-1.
Në ndeshjen e U-19, Demollari ishte protagonist, pasi i dha fitoren ekipit, por u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Pas këtyre fitoreve, korçarët tregojnë se në tërësi, futbolli i këtij qyteti është rritur ndjeshëm.