Dy prokurorë pranë Prokurorisë së Tiranës janë ngarkuar për t’u marrë me çështjen e trukimeve të ndeshjeve nga ana e klubit të Skënderbeut. UEFA e ka dënuar ekipin korçar me pezullimin një vit nga kompeticionet europiane, ndërsa tashmë organi i akuzës ka marrë në dorë këtë çështje. Mësohet që dy hetuesit e ngarkuar nga Prokuroria kanë kërkuar nga FSHF-ja raportin e plotë të UEFA-s për takimet e dyshuara të kampionëve të Shqipërisë. Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar informacion të plotë mbi kalendarin e ndeshjeve, stadiumet ku janë luajtur, kush kanë qenë zyrtarët e deleguar të FSHF-së për ato takime, si dhe gjyqtarët që kanë arbitruar. Hetimet drejtohen nga njësia Task Force, por akoma nuk është vendosur për personat që do të merren në pyetje.
Kujtojmë që klubi i Skënderbeut është nën hetim për veprën penale të paracaktimit të rezultateve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.