Mungesa në Kupat e Europës i kushtoi rëndë Skënderbeut këtë sezon, ndërsa përveç humbjes në aspektin sportiv, korçarët humbën edhe financiarisht pas atij dënimi të dhënë nga UEFA, duke përjashtuar për 1 vit bardhekuqtë nga kompeticionet europiane.
Vendin e kampionëve në fuqi të Superiores e zuri Partizani.
Por nëse Skënderbeu doli fitues me të kuqtë në sezonin e kaluar në garën për titull, 15 herë kampionët e vendit mësohet se kanë arkëtuar nga Champions League plot 736 mijë euro.
UEFA publikoi dy ditë më parë vendimet mbi përfitimet që do të kenë skuadrat që morën pjesë në Kupat e Europës. Partizani kaloi turin e parë duke qenë se zinte vendin e Skënderbeut nga kampionati shqiptar, ndërsa me sukses u kualifikua në raundin e 3-të pasi eliminoi në të 2-tin, hungarezët e Ferencvarosh. Në fund, të kuqtë u eliminuan nga Salzburgu, por me 736 mijë euro në xhep.