Marko Radas ende s’ka arritur një akord me Skënderbeun dhe në të tilla kushte vijon të jetë me pushime në Kroaci. Qendërmbrojtësi i njohur që njihet për cilësitë e jashtëzakonshme në fushë, por edhe për karakterin e vështirë duket se është në listën kryesore të Dajës për lojtarët që do për sezonin e ri. Trajneri 52-vjeçar është emëruar në krye të korçarëve duke nisur menjëherë nga puna. F
illimisht pritet t’i plotësohen kërkesat, teksa është projektuar një grup që do të ketë bazën te Dita, Bregu dhe Muzaka. Pas zyrtarizimit të Enea Koliçit, në Korçë do të ketë shumë zhvillime të tjera. Pritet që këto ditë të vendoset përfundimisht çdo të ndodhë me kroatin dhe më pas do të vijojë puna për t’u përforcuar në çdo repart të fushës.